Tuesday, April 16, 2013

straboni

Straboni ka jetuar prej vitit 63 p.e.s. deri në vitin 21 të erës së re. Ka bërë shumë udhëtime në vende të ndryshme të botës deri atëherë të njohura. Në bazë të këtyre udhëtimeve shkroi veprën e tij voluminoze me titull “Gjeografia”, e cila përbëhet prej 17 librash.
Kjo vepër paraqet sintezën e diturive gjeografike të deriatëhershme dhe zhvillimin e shkencës së gjeografisë. Në dy librat e para janë dhënë dituritë themelore të gjeografisë së përgjithshme, kurse tetë libra i janë kushtuar Evropës, gjashtë Azisë dhe një Afrikës. Për pozitën e Tokës në gjithësi, ai ka qenë ithtar i sistemit gjeocentrik. Ka qenë edhe ithtar i të ashtuquajturës “Teori oqeanike”, sepse e ka menduar Tokën si ujdhesë të rrethuar nga oqeani i jashtëm, kurse në Tokë, sipas tij, depërtojnë katër gjire: Gjiri Kaspik, Gjiri Persik, ai Mesdhetar dhe Deti i Zi. Sipas Strabonit, Deti Mesdhe ka qenë qendra e botës.
Në përshkrimin e vendeve të ndryshme, ai jep jo vetëm karakteristikat natyrore, por edhe ato të popullsisë me disa shënime arkeologjike, kulturore dhe historike. Veçanërisht në mënyrë detale ka përshkruar Siujdhesën e Apenineve, si dhe vendet tjera mesdhetare. Ai i ka njohur shumë mirë vendet dhe popujt e Siujdhesës Ballkanike.

No comments:

Post a Comment