Emri | Mihrije Braha | |
Lindja | 15 11 1967 | |
Prejardhja | Prishtinë | |
Zhanri | Pop | |
Profesion(e) | Këngëtare | |
Instrument(e) | Vokal | |
Vite aktiv | 1982 | |
Bashkëpunim(e) me | Naim Krasniqi |
Karriera
Mihrija koheve te fundit eshte duke promovuar nje album te ri i cili do te dal ne treg per vitin e ri 2010 . ai do te permbaje 13 kenge gjithsej dhe do te jete mjaft i shitur nga qytetare. Mihrije Braha njihet për kthesat e mëdha që ka bërë në pamjen e saj, në rrymat muzikore dhe gjithçka sa i përket anës vizuale. Më herët qarkulluan fjalë se mes Mihrijes dhe Naimit kishte një krizë e cila po përjetohej keq. E pyetur rreth kësaj çështjeje, ajo u përgjigj mjaft e bindur: "Janë vetëm thashetheme. Një artist gjithmonë është aktual dhe kur arrin përtej kulminacionit, del dikush të flasë diçka jo të mirë për të. Madje mund të them se fakti që dukem bukur është edhe meritë e Naimit. Jam një femër me fat që e kam."Angazhimi shoqëror
Ajo e di që në Kosovë nuk ka barazi gjinore, por nuk pret që me kalimin e kohës meshkujt të bëjnë ndonjë mrekulli. “Është femra ajo që duhet të jetë më e guximshme, ta thotë dhe ta bëjë atë që do dhe për të cilën ka të drejtë. Femrat nuk duhet të presin që gjithmonë të arrijnë diçka vetëm me përkrahjen e meshkujve, duhet të kenë më shumë siguri, sepse mund të arrijnë më shumë”, u bën thirrje Mihrija atyre femrave që jetën e kalojnë nën hijen e burrit. Gjithsesi, në fund ajo nuk heziton të thotë sërish se në familjen e saj të gjithë janë të barabartë, dhe kjo si rezultat i edukatës familjare.Linku: http://sq.wikipedia.org/wiki/Mihrije_Braha
No comments:
Post a Comment